Armando Broja ka dalë jashtë planeve te Chelsea dhe pritet të ndryshojë skuadër në merkaton e janarit.
Interesimet për sulmuesin nuk mungojnë, teksa janë disa klube në Premier League, që duan ta afrojnë.
Megjithatë një lajm i bujshëm për lojtarin e Shqipërisë, vjen nga Anglia. Sipas asaj që raporton “The Mirror”, Broja është në listën e Bayern Munich.
Bavarezët janë në kërkim të një sulmuesi, si zëvendësues i Harry Kane dhe Broja shihet si një nga alternativat për majën e sulmit.
Megjithatë nuk pritet të jetë e lehtë për të arritur një marrëveshje, pasi Chelsea kërkon të paktën 40 milionë euro për shqiptarin, ndërsa Bayern vështirë të paguajë këtë shifër për një zëvendësues.