Nga Dritan Demiraj
Qe nga fillimi i pushtimit te paprovokuar te Ukraines nga Rusia dhe sidomos ne momentin kur dy javet e fundit e gjithe bota po perjeton me optimizem mposhtjen e ushtrise ruse ne tre frontet, kemi patur gjithmone e me pak reagime nga Beogradi zyrtar.
Eshte sigurte se kjo humbje qe ne fakt ka befasuar shume eksperte nderkombetare, po perjetohet me shume ankth ne Serbi.
Humbja e ‘vellait te madh’ ka bere qe shume lider “pacifiste” te Serbise qe nga presidenti Vuçiç, Ministri i Mbrojtjes Stefanoviç, Ministri i Brendshem Vulin dhe Daçiç te ulin tonet dhe kercenimet sa i perket mbrojtjes se komuniteteve Serbe, qe ne fakt asnjehere nuk jane kercenuar nga askush ne rajon.
Por kjo farse, nuk ka ndaluar procesin e armatosjes se Serbise. Kete fundjave gjashte avione kinez te forcave ajrore transportuan mjetet e fundit moderne per mbrojtjen kunderajrore te blera ne Kine nga Serbia.
Rritja e kercenimeve rajonale, armatosja e vazhdueshme, mungesa e distancimit dhe vendosjes se sanksioneve kunder Rusise ne nje kohe qe e gjithe bota po i zbaton ato, thirrja e vazhdueshme e SHBA dhe BE qe edhe Serbia ti zbatoje, kane rene ne vesh te shurdher.
Prokurimi, dergimi dhe se shpejti instalimi i raketave kunderajrore me rreze te mesme kineze HQ-22, blerja e mjeteve te tjera te sulmit, asistenca ushtarake dhe me inteligjence te vazhdueshme nga Rusia nderkohë qe Serbia pretendon statusin e vendit neutral, perbëjnë një kërcënim serioz për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht për Kosovën dhe Bosnje Hercegovinen.
Sistemi kunderajror HQ-22 eshte nje sistem raketor modern prodhim i fundit, i cili ka nje rreze veprimi 50 m deri ne 27 km lartesi, rreze efektive deri ne 170 km dhe raketa me peshe 180 kg. Ky sistem eshte i njejte me sistemin KA rus S-300.
Që nga viti 2020 dhe ne vazhdim, zyrtarët e DASH-it e kane paralajmëruar Beogradin kundër blerjes së sistemeve anti-ajrore HQ-22, versioni i eksportit i të cilit njihet si FK-3, por edhe per blerje te tjera armatimesh ofensive.
Tashme eshte e qarte per te gjithe diplomatet perendimore se Serbia nuk dëshiron t’i bashkohet Bashkimit Evropian dhe aleancave të tjera perëndimore, por ajo thjesht shfrytezon ndihmat e tyre financiare pasi orientimi i tyre eshte krejtesisht anti euroatlantik.
Si perfundim, keto zhvillime duhet te shihen me pergjegjesi nga qeverite tona sidomos ne Shqiperi dhe Kosove, ne menyre qe te vazhdoje me tej investimi ne infrastrukturen e sigurise kombetare dhe ne rritjen e kapaciteteve operacionale te forcave tona te armatosura.
*Ish-ministër i Brendshëm