Policia ka arrestuar një 50-vjeçar, banues në Paskuqan, pasi i është gjetur armë zjarri pa leje në banesë. Gjatë aksionit, uniformat blu kanë sekuestruar armën e zjarrit pushkë mode 63, një krehër fishekësh dhe 14 fishekë luftarakë.
Njoftimi i policisë
Kamëz, Tiranë
Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje falë bashkëpunimit me qytetarët. Finalizohet operacioni “Paskuqani”. Vihet në pranga një 50-vjeçar. Sekuestrohet një armë zjarri dhe 14 fishekë luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, Kamëz, në kuadër të kontrolleve për kapjen e personave në kërkim, apo atyre që qarkullojnë me armë zjarri, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, pas informacionit të marrë se në Paskuqan 1, një 50-vjeçar mbante armë në banesë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Paskuqani”.
Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: -I. D., 50 vjeç, banues në Paskuqan 1 Kamëz Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: Një armë zjarri pushkë model 63, një krehër fishekësh dhe 14 fishekë luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme për veprën penale të “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.