Armenia dhe Azerbajxhani kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit që ka për qëllim ndalimin e luftimeve për rajonin e Nagorno Karabakut.
Ky zhvillim vjen vetëm pak orë pasi një armëpushim i ri mes këtyre dy vendeve hyri në fuqi më 18 tetor.
Por, në orët e para të 18 tetorit, një zëdhënëse e Ministrisë armene të Mbrojtjes tha se Azerbajxhani shkeli armëpushimin pas vetëm katër minutash, duke gjuajtur me predha artilerie dhe raketa. Azerbajxhani më vonë tha se ishte Armenia ajo që e kishte shkelur armëpushimin.
Të dy vendet nënshkruan një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia të shtunën, por përplasjet vazhduan pavarësisht nga kjo marrëveshje.
Luftimet u ndezën muajin e kaluar mbi territorin i cili është njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por drejtohet nga armenët etnikë dhe për pasojë mbetën qindra kanë vdekur. Kjo është dhuna më e rëndë në rajon që kur lufta 6-vjeçare mbi territorin përfundoi me një armëpushim në 1994.
Të dy kombet konfirmuan armëpushimin humanitar, megjithëse u dhanë pak detaje.
Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit tha se vendimi u bazua në deklaratat e presidentëve të SHBA-së, Francës dhe Rusisë, që përfaqësojnë Grupin e Minskut të OSBE-së, një organ i ngritur në 1992 dhe i kryesuar nga të tre vendet për të ndërmjetësuar konfliktin e Nago-Karabakut.
Disa fakte kyçe për Nagorno-Karabakun
Një rajon malor me rreth 4,400 km katrore (1,700 milje katrorë).
Banuar tradicionalisht nga armenë të krishterë dhe turq myslimanë.
Në kohën Sovjetike u bë një rajon autonom brenda Republikës së Azerbajxhanit.
Njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por shumica e popullsisë është armene etnike.
Rreth një milion njerëz të zhvendosur nga lufta në 1988-1994, dhe rreth 30,000 të vrarë.
Forcat separatiste kapën disa territore shtesë rreth enklavës në Azerbajxhan në luftën e viteve 1990.
Ngërçi ka mbizotëruar kryesisht që nga një armëpushim i vitit 1994.
Turqia e mbështet hapur Azerbajxhanin.
Rusia ka baza ushtarake në Armeni.