Ministri Ditmir Bushati shpjegoi në Komisionin e Jashtëm votën kundër të Shqipërisë për eleminimin e armëve bërthamore në aleancën e NATO-s.
Bushati tha se kjo votë ndryshoi nga kërkesa e SHBA dhe Francës.
Topalli: Jemi në kundërshtim me direktivat e SHBA. Pse u ndryshua qëndrimi në pak kohë? Pse dy qëndrime?
Bushati: Para se të flasim duhet të informohemi për çështjen në fjalë. Qëndrimi ndryshoi në samitin e Uellsit në vitin 2014. Bisedimet mbi një traktat për ndalimin e armëve bërthamore. Nuk ndryshuam qëndrim për shkak të Trump.
Ministri sqaroi edhe vizitën e tij në Iran, një vend që nuk ka marrëdhënie të mira me SHBA, duke thënë se pala iraniane ka shprehur interesin për bashkëpunim me Shqipërinë.
Ministri tha gjithashtu se në Iran ka ngritur çështjen e Kosovës, duke qenë se ky shtet ka ndikim të madh edhe në Irak, Liban dhe Siri.