Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë pa diskutim një nga çiftet më të pëlqyera nga publiku shqiptar.
Rikujtojmë se dyshja është fejuar në vitin 2018, ndërkohë të gjithë janë kuriozë të dinë se kur do e kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.
Mirëpo, pasditen e sotme Armina ishte e ftuar në emisionin “Rudina” bashkë me shoqen e saj më të ngushtë, prej ku deklaroi se këtë vit nuk do të ketë një dasmë nga ana e çiftit.
“Nuk dua ta bëjmë dasmën këtë vit. Nuk do të ndodhë, sepse kam lexuar diku për tersin e viteve dhe dua të jetë një vit çift”, është shprehur Mevlani.
Ndër të tjera ajo tha se Shkëlzeni është shumë xhentil dhe se të dy janë shumë xhelozë për njëri-tjetrin.