Lugët prej druri dhe enët njëpërdorimshme ishin një detaj i pazakontë në dasmën e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës. Pse kjo zgjedhje? Në “Goca dhe gra”, Armina zbuloi konceptin e tyre për dasmën.
“Unë personalisht e kam vendosur bashkë me Shkëlzenin kështu sepse gjithë ideja jonë ishte të kishim diçka tradicionale shqiptare dhe donim ta mbanim kështu. Zgjodhëm verë shqiptare, shumë këngë shqiptare, zgjodhëm të kërcenim vallen e Tropojës, ngritëm flamurin në dasmë,” tha ajo.
“Sigurisht që këto patriotizmat njerëzve mund të mos u pëlqejnë, por ne zgjodhëm ta përcjellim këtë gjë për faktin që jemi persona publikë dhe për faktin që unë në rrjetet sociale kam ndjekës të huaj dhe dua që ta shikojnë tamam si është tradita shqiptare.
Enët njëpërdorimshme ishin zgjedhja më e mirë dhe më e thjeshtë sepse donim diçka rustik (stil i natyrshëm, fshat, organik, disi i vjetër), diçka natyrale dhe zbukurimet ishin natyrale. Vetë vendi ishte krejtësisht natyrë dhe nuk kishe nevojë t’i shtoje aq shumë gjëra dhe as t’i rregulloje.”