Extra Armina Mevlani sqaron një herë e mirë thashethemet për dasmën e saj

Armina Mevlani sqaron një herë e mirë thashethemet për dasmën e saj

Agjenti i emisionit “Thumb On”, tregoi mbrëmjen e  kaluar se Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kanë vendosur datën e martesës.

Sipas tij, dasma do të zhvillohet këtë pranverë dhe çifti ka zgjedhur Italinë për ditën e rëndësishme.

Megjithatë, Armina i hodhi poshtë këto fjalë, në një deklaratë të dhënë për “Anabel.al”.

Ajo tregoi se nuk ka dasmë në pranverë dhe se ajo ende nuk e di kur do të veshë fustan të bardhë.

Pas këtyre fjalëve, Armina ka zgjedhur të reagojë edhe nëpërmjet një postimi në Instastory dhe tregon se kur të ketë një datë fikse ajo do e ndajë me publikun.

“Mediat na kanë martuar dhe ndarë disa herë përgjatë këtyre viteve. Këto kohë kanë dëshirë të na martojnë sa më parë. Doja vetëm t’ju sugjeroj të mos besoni gjithçka që dëgjoni”, shkruan Armina.

Më tej shton se dasmë do të ketë, por ende nuk dihet se kur.

“Sigurisht që do të ketë dasmë. Por në momentin e parë që kjo datë do të jetë vendosur do bëhet publike me anë të një konfirmimi zyrtar nga ana jonë dhe nuk do të jetë kjo pranverë”, përfundon blogerja e njohur.

Armina dhe Shkëlzeni kanë më shumë se 5 vite bashkë. Ata po bashkëjetojë prej disa kohësh dhe në tetor të vitit 2018 celebruan dashurinë e tyre me fejesë në një ceremoni private.