Armina Mevlani, ka zbuluar më shumë për veten e saj në një intervistë të shkurtër për “Prive” ditën e shtunë, si edhe ka rrëfyer objektivat që ka.
Mes 25 pyetjeve të emisionit, Armina ka treguar për frikën e saj më të madhe, që është vdekja.
Një pyetje tjetër ka qenë nëse ka menduar vitin 2019 ideal për t’u bërë nënë ajo është përgjigjur ende jo. Çfarë i duket seksi të një mashkull? “Inteligjenca dhe të qenit romantik” – është përgjigjur Armina.
Bukuroshja ndër të tjera, se tradhtinë nuk do e falte kurrë dhe arsyen e shpjegon kështu: “Nuk do falja tradhtinë, sepse nuk tradhtoj. Tradhtia ka shumë kuptime, nuk është vetëm të vajturit me njerëz të tjerë, është në shoqëri, familje, dashuri…”, – tha ajo.
Gjithashtu, Armina zbuloi edhe mospajtimet që ka me partnerin e saj, Xenin, në një pikë që për të është shumë argëtuese, që nga fëmijëria. Kështu, pyetjes se në ç’pikë nuk bie dakord me Xenin, ajo iu përgjigj: “Do thoja vetëm në kërcim ndoshta, sepse mua më pëlqen shumë të kërcej, ndërsa atij më pak.”