Historia e tyre e dashurisë vazhdon të jetë një nga më të komentuara në shtypin rozë, dhe pavarësisht viteve së bashku Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha dinë si t’i bëjnë “të gjithë” të flasin për ta. Prej disa muajsh ata kanë vendosur që të kurorëzojnë lidhjen e tyre në fejesë, e megjithatë akoma nuk e dimë si janë njohur dy prej personazheve më të njohur të jetës publike në kryeqytet.
Është vetë Armina që zbuluar gjithçka.
Vajza e njohur ekranit dhe botës së modës ka dhënë një intervistë për revistën “Elite”, ku ndër të tjera ka zbuluan edhe historinë e vërtetë e njohjes me Shkëlzenin. Në qoftë se mendoni se blogger-ja e njohur e njihte, apo kishte dëgjuar më parë për djalin e vetëm të ish-kryeministrit Berisha, gaboheni. Jo vetëm që nuk ia kishte idenë, por as kishte dëgjuar kurrë të flitej për të.
“Në fakt forma sesi jemi njohur ka qenë krejt rastësore. Jemi parë diku në një bar pa e njohur njëri-tjetrin dhe kemi pasur shumë tërheqje, madje sot e diskutojmë çfarë kemi ndjerë në largësi atë ditë. Të dy jemi emocionuar dhe kemi pasur shumë interes për njëri-tjetrin. Unë pyeta një mikeshë kush mund të ishte, pasi as unë dhe as ajo nuk e dinim kush ishte.
Më pas, pas disa kohësh, u gjendëm rastësisht me miq të përbashkët, në të njëjtën tavolinë dhe aty filloi gjithçka, aty bëra lidhjen e ditës së parë, kur u pamë nga larg. Nuk ishte lidhje e menjëhershme sigurisht, ndenjëm shumë kohë thjeshtë duke komunikuar si fillim.
Më pas u takuam dhe filloi gjithçka”, mbyll rrëfimin e saj Armina.