Arqile Bollano është zgjedhur kryetar i komanduar i Bashkisë së Himarës.
Zgjedhja e tij u bë pas mbledhjes së Këshillit Bashkiak këtë të premte.
Për të votuan pro 12 anëtarë.
Kandidati tjetër, Pervin Gjikuria, u tërhoq nga gara gjatë mbledhjes së këshillit.
Zgjedhja e Bollanos vjen pasi Blerina Bala dha dorëheqjen nga roli i kryetares së komanduar dy ditë më parë.
Kjo situatë në Himarë vjen si rrjedhojë e dy kryetarëve të Bashkisë të cilët ndodhen pas hekurave.
Pas kryetarit të zgjedhur Fredi Beleri, edhe ish-kryetari në detyrë Jorgo Goro u arrestua për shpërdorim detyre.
Arqile Bollano ka mbajtur edhe detyrën e kryetarit të Partisë Socialiste në Himarë.