Aktualitet Arratiset nga burgu Dorian Petoku, “Mbreti i drogës” që ishte anëtar i...

Arratiset nga burgu Dorian Petoku, “Mbreti i drogës” që ishte anëtar i grupit të ‘Diabolikut’

Skenari nuk është i padëgjuar dhe shefa të tjerë para tij e kanë interpretuar me “sukses”: Dorian Petoku, një emër kryesor në gjeografinë e klaneve që, me aleancat që i ndryshon sipas leverdisë së momentit, komandonte tregun në lulëzim të drogës në Romë, është arratisur nga qendra e rehabilitimit për të varurit nga droga, ku po vuante dënimin.

34-vjeçari shqiptar ndodhej në një qendër në Nola, në provincën e Napolit (edhe pse prokuroria nuk donte), pas një viti të kaluar në burg pas dënimit me 12 vite heqje lirie dhe ekstradimin nga vendi ynë. Ai ishte njëri prej shqiptarëve në shërbim të Fabrizio Piscitelli “Diabolik”, i pranishëm në drekën në Grottaferrata që duhej të sanksiononte një marrëveshje mafioze dhe ndoshta i kushtoi jetën. Dhe pas vrasjes së ish-kreut të ultrasve të Lacios, ai krijoi biznesin e tij, duke zgjeruar në mënyrë dramatike pushtetin së bashku me kushëririn e tij, Arben Zogu. Një tjetër hetim, Brasile Loë Cost, e pa atë në qendër të projektit për importimin e sasisë më të madhe të kokainës të organizuar ndonjëherë në Romë, e cila përfshinte përdorimin e një avioni për të mbërritur direkt nga Amerika e Jugut në Ciampino.

Një tjetër shqiptar, Elvis Demçe, ishte rival i Petokut si kontaktues i narkokarteleve të mëdha dhe si ai, së bashku me ngritjen kriminale, kishte studiuar paraprakisht se si të shmangte burgun. Një skenar tashmë i njohur, i vënë në skenë fillimisht nga shefi nga i cili janë frymëzuar të gjithë në këto vite lufte dhe i vetmi që nuk është diskutuar kurrë, kreu i Kamorrës Romake, Michele Senese. Jo rastësisht ai u quajt “i çmenduri” pas diagnozës së rreme psikiatrike që i hapi dyert e një klinike nga e cila më vonë u arratis.

Arratisja e Petokut mendohet se lidhet me zbulimet e të penduarit Fabrizio Capogna, i cili pak javë më parë filloi të bashkëpunonte me prokurorët e Romës, duke zbuluar aspekte dhe afera të një strukture kriminale që ndryshon vazhdimisht.