Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg per tre personat e arrestuar për vrasjen e Jurgen Kurtit. Elsi Levendi, Olsi Qalliaj dhe Alesio Berberi dyshohet se së bashku më Klodjan Banen, kanë planifikuar dhe ekzekutuar 26-vjeçarin Kurti. Klodjan Banen është shpallur në kërkim nga policia.
Për të ruajtur sekretin hetimore gjyqtari Gerd Hoxha ka zhvilluar seancën me dyer të mbyllura.
Tre të rinjtë akuzohen për vrasje të kryer në bashkëpunim, ndërkohë që hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë. Gjatë zhvillimit të seancës të rinjtë nuk kanë dhënë asnjë sqarim për ngjarjen dhe kanë mohuar akuzat. Sipas burimeve në relatimin e oragnit të akuzës thuhej se ata e kanë ndjekur prej ditësh menaxherin e VIP-ave. Automjeti tip Benz me të cilin kanë lëvizur personat e dyshuar kishte targa false natën e ngjarjes. Këto detaje janë të fiksuara nga kamerat e sigurisë se zonës përreth. Të rinjtë ranë në rrjetën e Prokurorisë me anë të përgjimeve telefonike.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e të arrestuarve polica ka sekuestruar automjetin tip Benz që u ka shërbyer autorëve për tu larguar nga vendi i ngjarjes, një armë zjarri “Pistoletë TT”, fishekë luftarak, , një sasi e vogël lënde narkotike, 2470 Euro dhe lekë shqiptare, si dhe dy makina luksoze. Ndërsa gjatë përgjimeve të rinjtë mes njëri-tjetrit të rinjtë kanë folur për një shumë parash që do të merrnin për “punën” e kryer. “Ke folur për ato lekët?”, “kur do i marrim ato lekët?” Janë këto disa prej bisedave të përgjuara mes tyre.