Gjykata e Shkodrës ka vendosur arrest me burg për 42-vjeçarin Edmond Çomo, i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane.
Ai është kapur me qëllim ekstradimi në Itali.
Mësohet se Çomo ishte pjesëtar i grupit mafioz ‘Ndragheta’ dhe konsiderohej një person i rëndësishëm në këtë organizatë.
Katër ditë më parë, Policia e Shkodrës njoftoi kapjen e tij në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative. Ndaj 42-vjeçarit Çomo Gjykata e Leçes/ Itali ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.
Në shtetin Italian personi i lartpërmendur njihet si anëtar i grupeve të rrezikshme të krimit të organizuar si dhe është i dënuar më parë po në këtë shtet./Abc News