Aktualitet Arrest në burg për dy nga kontrollorët e Rinasit, arrest shtëpie për...

Arrest në burg për dy nga kontrollorët e Rinasit, arrest shtëpie për Flora Ndrecën

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie për kontrolloren e Albcontrol, Flora Ndreca, ndërsa arrest në burg për dy kolegët e tjerë të saj Muhin Mezini dhe Armando Fezga.

Muhin Mezini është supervizor në Shoqërisë “Albcontrol“ sh.a tek Aeroporti “Nënë Tereza“, Armando Fezga është supervizor i trafikut ajror dhe Flora Ndreca kontrollore e trafikut ajror.

Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë për të lënë në arrest shtëpie Flora Ndrecën dhe në qeli deri në përfundim të hetimeve Mezinin dhe Fezgën.

Në përfundim të seancën gjyqësore, avokati mbrojtës i tyre foli me tone ironie përpara gazetarëve kur tha se “është ditë e gëzuar sepse drejtësia funksionon”. Këtë çështje, ai e konsideroi administrative dhe jo penale.

“Dënuan me masën e sigurisë arrest në burg puçistët dhe pengmarrësit e aeroportit të Rinasit. Nuk është vepër penale, është konflikt juridiko-civil”, tha ai.