Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për Gert Shehun, 31-vjeçarin që goditi me grusht kryetarin e PD, Sali Berisha, në protestën e opozitës më 6 dhjetor.
Masa e sigurisë, Gert Shehut iu komunikua në spital ku ndodhet ende dhe po mbahet aty nën kujdesin e mjekëve.
Avokati mbrojtës kërkoi masë më të butë sigurie, si arrest në shtëpi ose shtrim të detyruar në spital.
Por gjykata nuk pranoi këtë kërkesë dhe vendosi arrest në burg ndaj Gert Shehut. Ky i fundit ndodhet në spital pasi u godit fizikisht nga militantët dhe truprojat pas dhunës që ushtroi ndaj kryedemokratit.