Aktualitet Arresti në Gramsh/ Prokuroria akuzon për spiunazh dy rusët dhe ukrainasin

Arresti në Gramsh/ Prokuroria akuzon për spiunazh dy rusët dhe ukrainasin

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar veprat penale për të cilat akuzohen tre të arrestuarit për ngjarjen e mbrëmshme në Gramsh.

Prokuroria e Elbasanit e ka regjistruar çështjen penale ndaj dy ruseve dhe ukrainasit sipas 3 neneve, 214, 237 dhe 279 të Kodit penal.

Ndërkohë çështja është ende në hetim.

Ja çfarë parashikojnë këto nene:

Neni 214
Sigurimi i informatave sekrete me karakter ushtarak apo të çdo lloji tjetër, me qëllim që t’i jepen një fuqie të huaj, për të cenuar pavarësinë e vendit, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

Neni 237
Goditjet ose vepra të tjera dhune që i bëhen punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore apo të shërbimit, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja, e armëve të ftohta si shpatat, bajonetat, thikat dhe mjete të tjera të përgatitura e të destinuara posaçërisht për sulm kundër personave ose për vetëmbrojtje, pa lejen e organeve kompetente, dënohen me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Neni 279
Mbajtja, blerja apo shitja në automjete apo në çdo mjet tjetër të motorizuar, në mjedise publike ose në mjedise të hapura për publikun, e armëve të ftohta si shpatat, bajonetat, thikat dhe mjete të tjera të përgatitura e të destinuara posaçërisht për sulm kundër personave ose për vetëmbrojtje, pa lejen e organeve kompetente, dënohen me burgim nga një deri në pesë vjet.