Bosi i Camorra-s, Gustavo Nocella, një nga kontaktet më të rëndësishme me trafikantët kolumbianë të drogës për Italinë, është arrestuar në Medelin të Kolumbisë.
Arrestimin e mbretit italian të drogës e ka njoftuar Presidenti kolumbian Gustavo Petro nëpërmjet një postimi në platformën ‘X’, duke e përcaktuar Nocella si “mbreti italian i drogës”.
Lidhja kryesore e klaneve Rinaldi-Formicola, Amato-Pagano dhe De Micco, Nocella ishte aleat me mafian e Amerikës së Jugut, veçanërisht me atë kolumbiane, për të trafikuar ngarkesa të mëdha droge drejt Europës.
Ha sido capturado en Medellin por la Policia Nacional, el capo italiano del narcotráficante Gustavo Nocella,
La lucha contra el narcotráfico no es contra el campesino, es contra los capos. Lo demás son excusas para abrazarse con los capos.
Alias ‘Ermes’, principal enlace de… pic.twitter.com/MsB8p884a4
— Gustavo Petro (@petrogustavo) October 21, 2024
Karriera e tij kriminale u ndal teksa ai u vu në pranga në një apartament ekskluziv në Medelin, kur komandot e Policisë Kombëtare Kolumbiane zbatuan një urdhër të Interpolit, lëshuar fillimisht nga DEA e Napolit.
Faza përfundimtare e operacionit ‘Minerva’ filloi të merrte formë gjashtë muaj më parë kur Policia Kombëtare, në koordinim me EUROPOL-in, policinë italiane dhe autoritetet nga Mbretëria e Bashkuar, shkëmbyen informacione që i lejuan ata të përcaktonin se i arratisuri kishte qendrën e tij të operacionit në Kolumbi.