Kryesore Arrestimet e SPAK për sterilizimin, Rama: Kush ka hyrë në gjynahe me...

Arrestimet e SPAK për sterilizimin, Rama: Kush ka hyrë në gjynahe me popullin, do paguajë

Kryeministri Edi Rama reagoi për herë të parë në lidhje me arrestimet e kreyra nga SPAK për koncesionin e sterilizimit.

Gjatë një konference për media nga kryeministria Rama tha se sterilizimi mbetet një nga punët më të bukura që ka transformuar shëndetësinë shqiptare.

Megjithatë ai shtoi se të gjithë ata që kanë hyrë në gjynahe me popullin dhe kanë abuzuar me këtë koncesion do të paguajnë dhe do të mbajnë përgjegjësi penale.

“Socialistët janë 1 milionë, njerëzit që janë të implikuar janë shumë më pak se sa socialistët dhe janë asgjë në raport me fuqinë e Partisë Socialiste.

Sterilizimi është një nga punët më të bukura që ne kemi bërë dhe për këtë mos pyesni mua por pyesni mjekët. Kam marrë mesazhe pa fund nga mjekë se mos kontrata do të sekuestrohej, që s’ishte rasti. Dhe pse? Sepse me atë kontratë ne kemi shndërruar shëndetësinë shqiptare në hallkën më delikate të saj, që janë ndërhyrjet në trupin e njeriut.

Nëse në atë kontratë individë të caktuar kanë hyrë në gjynahe me popullin dhe atdheun që ne i shërbejmë do paguajmë. Kur ne zgjedhim nuk i vëmë njerëzit në sallën e torturave të zbulojmë çfarë do bëjnë ata në të ardhmen.

Pushteti është një lloj kafshe shumë e egër është shumë e vështirë ta mbash të zbutur dhe të mos biesh pre e dhëmbëve të veta.

Ka shumë që e mbajnë, ka disa që nuk e mbajnë. Ka disa që i rezistojnë tundimeve ka disa që nuk i rezistojmë. Por ne nuk mund të bëjmë parashikime se kush mund t’i rezistojë tundimeve kush jo”, tha Rama.