Aktualitet Arrestimi i Lefter Allës/ SPAK: Abuzim me tenderin e Ujësjellësit, në pranga...

Arrestimi i Lefter Allës/ SPAK: Abuzim me tenderin e Ujësjellësit, në pranga edhe 10 të tjerë

Mbrëmjen e djeshme është arrestuar me urdhër të SPAK, kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla. Së fundmi, SPAK ka dalë me njoftim zyrtar për akuzat, të cilat rëndojnë mbi Lefter Allën.

Ai akuzohet për “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikim i formularëve” për abuzim me fondet për tenderin e një Ujësjellësi.

SPAK njofton se në analizë të veprimeve hetimore të kryera deri në këtë moment, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasit nën hetim Lefter Alla së bashku me E. Ll., R. K., A. G., K. Z., D. Xh., L. D. dhe E. I., në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” .

SPAK ka vendosur masën “arrest me burg” edhe për 11 të tjerë si dhe “arrest shtëpie” për 2 persona, të cilët dyshohet se kanë abuzuar me tenderin e Ujësjellësit.