Aktualitet Arrestimi i Metës, masë sigurie nga SPAK edhe për babain e Erisa...

Arrestimi i Metës, masë sigurie nga SPAK edhe për babain e Erisa Xhixhos

SPAK ka vendosur masa sigurie edhe ndaj dy personave të tjerë përveç ish-Presidentit Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi.

Pirro Xhixhos i është vendosur arrest shtëpie në mungesë, ndërsa Ema Çoku u la në detyrim paraqitje.

Pirro Xhixho është babai i Erisa Xhixhos, zv/Presidentes së Partisë së Lirisë.

Kujtojmë se ish-Presidenti Meta u vu në pranga në Tiranë këtë të hënë.

Ai akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe mos deklarim pasurie.