Një skeme mashtrimi me faturat e TVSH çoi në pranga 15 persona shumica prej tyre biznesmenë të disa kompanive private por që sipas policisë janë subjekte fantazmë.
Operacioni anti informalitet i nisur që prej mbrëmjes së djeshme sipas bluve i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 4 milionë eurosh ndërsa pritet të zbardhet skema se si biznesmenët arrinin të përvetësonin para.
Sipas policisë 30 janë kompanitë e hetuara ndërsa vetëm pak ditë më parë u arrestuan 4 bashkëpronarë të kompanive të transportit publik dhe 4 punonjës, pasi përdornin bileta të falsifikuara në mënyrë që t’i shmangeshin detyrimeve tatimore.
Emrat e të arrestuarve: Besnik Pelivani, Astrit Lala, Fatmir Firi, Paqsor Buzi, Vangjush Mbirce, Rabi Kurti, Riza Roshi, Haxhi Sala, Ilia Dimo, Ardian Bejko, Mhill Ndreca, Rrapo Baduni, Albert Ahmeti, Shkëlqim Prodani, Shpresa Joanidhi.
Në gjendje të lirë: Përparim Hasani dhe Albert Ahmeti.