Mallrat kontrabandë i kanë kushtuar lirinë 4 doganierëve të Rinasit dhe 5 tregtarëve, të cilët u arrestuan nga policia.
Të arrestuarit janë “B. K., 55 vjeç, me detyrë shef sektori në Sektorin Operacional Terminal Rinas (përgjegjës turni); Th. N., 24 vjeç, me punë doganier në aeroportin e Rinasit, me detyrën kontroll në skaner pranë kontrollit fizik; M. L., 36 vjeç, me detyrën e vëzhguesit si doganier i fizikut; E. S., 62 vjeçe, me detyrën e vëzhguesit si doganier i fizikut”.
“Tregtarët: B. K., 29 vjeç, A. L., 42 vjeçe, Q. L., 46 vjeç, L. L., 62 vjeçe, dhe A. L., 37 vjeç ( me aktivitet tregtar biznes privat).”
Burime zyrtare thonë se tregtarët u kapën në rrugën Rinas-Kashar, duke transportuar mallra kontrabandë, pasi kishin kaluar regjimin doganor të pikës kufitare Rinas, duke mos e deklaruar mallin dhe duke shmangur tërësisht detyrimet doganore.
Autoritetet sekuestruan një sasi të konsiderueshme veshmbathjesh, këpucë, një sasi aparatesh celularë dhe tre automjete që transportonin mallrat kontrabandë.