Dy miqtë e Florian Lamçes të cilët u shoqëruan nga policia pas vrasjes së këtij të fundit janë arrestuar nga policia.
Ata akuzohen si autorë të dyshuar të vrasjes që tronditi Elbasanin rreth orës 04:00 të mëngjesit të sot, ende pa u tharë gjaku i një Regis Runajt, 23-vjeçari i masakruar me thikë mbrëmjen e djeshme në Elbasan.
Sipas Policisë Sokol Sanxhaktari dhe Adriano Hajdari, kanë qenë në gjendje të dehur kur janë konfliktuar me viktimën me sende të forta. Ky i fundit ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra, ndërsa dy të miqtë e tij u ndaluan nga policia.
Ndaj dy të arrestuarve rëndojnë akuzat për veprën penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim”.
Tashmë materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Vrasja me dashje” e kryer në bashkëpunim.
Dy autorët ishin miq me viktimën, ndërsa burime bëjnë me dije se ata kanë kishin dalë bashkë kur ka nisur konflikti, i cili nën efektin e pijeve alkoolike ka marrë përmasa tragjike.
Ata e kanë dërguar viktimën në spitalin Elbasanit, por përpjekja ka qenë e kotë.
Sokol Sanxhaktari njihet edhe si dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini, ndërsa mësohet se ka edhe precedentë të mëparshëm penalë.
Njoftimi i policisë:
“Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, ku humbi jetën shtetasi F. L., 30 vjeç.
Vihen në pranga 2 shtetas, autorë të dyshuar për vrasjen e 30-vjeçarit.
Shërbimet e Policisë, pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, ku shtetasit A. H., 42 vjeç, S. S., 34 vjeç dhe F. L., 30 vjeç, në gjendje të dehur ishin kofliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta, për motive të dobëta dhe si pasojë e plagëve të marra shtetasi F. L., ndërroi jetë në spital, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u bë e mundur kapja e autorëve të dyshuar për vrasjen e 30-vjeçarit. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
A.H., 42 vjeç dhe S. S., 34 vjeç, banues në Elbasan.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohen për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, rreth orës 04:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, ku në bashkëpunim njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me sende të forta shtetasin F. L.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Vrasja me dashje” e kryer në bashkëpunim”.