Dy shtetas francezë janë vënë në pranga nga policia shqiptare.
Operacioni i koduar “Start” u zhvillua pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në Tiranë u kap 26-vjeçarja C.F., ndërsa në Durrës A. Gh, 33 vjeç.
Ata ishin shpallur në kërkim pasi Gjykata e Lartë e Lorent në Francë kishte lëshuar urdhër arresti për disa vepra penale.
Bëhet fjalë për “Vjedhje të kryer në bashkëpunim”, “Falsifikimi i çeqeve” dhe “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit”.
Arrestimi i tyre u bë me qëllim ekstradimin drejt Francës.