Policia e Tiranë kanë vënë në pranga dy të rinj si pasojë e operacionit të koduar “Shitësit”. Të arrestuarit janë një 19-vjeçar nga Shkodra dhe një 20-vjeçar nga Kamza.
Gjatë kontrollit, policia i gjeti dhe i sekuestroi 19-vjeçarit një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak. Ndërsa 20-vjeçarit R.P në banesë iu sekuestruar 82 mijë Dollarë amerikanë, 590 mijë Lekë të rinj, pranga si të policisë, katër mjete prerëse, një peshore elektronike dhe dy aparate celulare.
Policia thotë se po punon për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Autoritetet njoftuan se operacioni për kapjen e dy të rinjve u bë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se ata po qëndronin në afërsi të Pallatit të Kulturës të armatosur.