Dy vëllezër shqiptar dhe dy persona të tjerë janë arrestuar nga autoritetet në Britaninë e Madhe, pasi akuzohen se kanë trafikuar emigrantë në mënyrë të paligjshme.
Mediat në vend bëjnë me dije se të katër personat janë arrestuar nga Agjencia Kombëtare e Krimit në Ken.
Grupi i trafikantëve prej kohësh ishte në përgjim dhe u kapën në flagrancë duke transportuar disa emigrantë që vinin nga Shqipëria me kamion.
Koka e grupit të trafikantëve ishin dy vëllezërit shqiptar, Arben dhe Astrit Çakiçi, përkatësisht 48 dhe 37 vjeç. Ata kishin marrë me kampion 4 shqiptarë nga mosha 20 deri në 35 vjeç dhe u kishin premtuar se do i dërgonin në Britaninë e Madhe.
Të gjithë të arrestuarit tashmë do të përballen me gjykatën për akuzën e trafikut të emigrantëve.