Aktualitet Arrestohen në Tiranë dy shoferët e droguar. Policia Rrugore bën bilancin e...

Arrestohen në Tiranë dy shoferët e droguar. Policia Rrugore bën bilancin e javës

Dy persona janë vënë në pranga gjatë javës që lamë pas nga Policia Rrugore e Tiranës pasi janë kapur duke drejtuar makinën nën efektin e drogës.

Ndërkohë 35 persona të tjerë janë vënë në pranga ose proceduar pasi i jepnin mjetit në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

275 patenta janë pezulluar për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Policia Rrugore ka bllokuar 6 makina për mungesë dokumentacioni apo targa të huaja.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle të shtuara në të gjitha akset rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet.

-Gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore e Tiranës goditi 1 rast të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e kryer.

– 2 shtetas janë arrestuar pasi janë kapur duke drejtuar automjetet, nën efektin e drogave.

-35 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

-275 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

-Janë bllokuar 6 automjete, për mungesë dokumentacioni apo me targa të huaja, të cilat i kanë kaluar për verifikime të mëtejshme Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

Policia Rrugore e Tiranës falënderon përdoruesit e rrugës që zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri.