Një 30-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Dibër pasi akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Policia ka bërë të ditur se në pranga është vënë shtetasi me iniciale A.A. banues në Peshkopi.
“Ishte në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, ndalohet nga Policia 30-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Dibër, bënë ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për ndalimin e shtetasit A.A (B), 30 vjeç, banues në Peshkopi, e cila kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Armbajtja pa leje”.
Ky shtetas, në qershor të vitit 2023, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë shtetasin S.A.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.