Një 32-vjeçar që ishte shpallur në kërkim është vënë në pranga nga Policia e Lushnjes. Autoritetet sqarojnë se Klevis (Klajdi) Kasa është arrestuar në kuadër të operacionit “Laboratori”.
Për Kasën gjykata kishte vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike” të kryera në bashkëpunim.
32-vjeçari në bashkëpunim me 3 persona të tjerë të cilët janë arrestuar në 1 Prill 2021, akuzohen se kishin përshtatur katin e parë dhe katin e tretë të një banese, me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.