Policia e Tiranës ka arrestuar Leone Dukën për falsifikim të kartëmonedhave gjatë operacionit “50 Dollars”.
Nga hetimet ka rezultuar se 46-vjeçari është organizatori i një grupi personash që ka hedhur në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, në Tiranë dhe në qytetin e Korçës, kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara.
Gjatë kontrollit të tij fizik, i janë sekuestruar kartëmonedha “50 dollarëshe”, për të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.
Operacioni “50 Dollars” nisi rreth 2 muaj më parë, ku u arrestuan 3 persona, pjesë e grupit që ushtronte këtë veprimtari kriminale.