Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Devoll. Policia ka arrestuar një 63-vjeçar, pas tentativës së tij për të vrarë me thikë bashkëshorten e kushëririt.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Ponçarë.
Shtetasi me inicialet J.Z. fillimisht ka goditur me grushte bashkëshorten e kushëririt të tij (djalit të xhaxhait), duke e plagosur atë në pjesën e fytyrës.
Më pas ai ka marrë në dorë një thikë dhe ka tentuar ta godasë atë në trup.
E plagosura u dërgua në spitalin e Bilishtit ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërsa nga ana e komisariatit të Devollit u bë ndalimi i autorit për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë.