Aktualitet Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes në Tropojë, policia i gjen edhe...

Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes në Tropojë, policia i gjen edhe pistoletën e krimit

Policia e Tropojës ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së 49-vjeçarit Isat Goçaj.

I dyshuari Altin Ismajlisufi ishte arratisur pas krimit.

Por policia ka reaguar në kohë dhe ka mundur të kapë autorin. Po kështu, gjatë kontrollit në banesën e tij është sekuestruar edhe një pistoletë, me të cilën autori kreu vrasjen.

Ismajlisufi është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Tropojës, aty do të merret në pyetje dhe do të mbahet në paraburgim.