Aktualitet Arrestohet çifti kinez në Rinas, do shkonin në Kanada me leje qëndrimi...

Arrestohet çifti kinez në Rinas, do shkonin në Kanada me leje qëndrimi false

Një çift kinez është arrestuar në Rinas pasi tentuan që të kalonin kufirin drejt Kanadasë me leje qëndrimi false.

Konkretisht në pranga kanë rënë shtetasit kinezë:  L. Ch., 36 vjeç dhe Y. Ch., 33 vjeçe (bashkëshortë), të dy banues në Kinë.

Shtetasit kinezë u kaluan në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm dhe gjatë verifikimeve, rezultoi se lejet e qëndrimit që paraqitën me qëllim udhëtimin drejt Kanadasë, ishin të falsifikuara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.