Aktualitet Arrestohet Fredi Beleri në Himarë, akuzohet për blerje votash

Arrestohet Fredi Beleri në Himarë, akuzohet për blerje votash

Arrestohet Fredi Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Himarës.

Mësohet se arrestimi i Belerit është kryer pasi kandidati për kryetar bashkie në Himarë akuzohet për blerje votash.

Prangosja e Fredi Belerit është kryer rreth mesnatës në lokalin që ai zotëron në qytetin e Himarës.

Lidhur me ngjarjen nuk ka ende një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit apo prokuroria, por mësohet se Beleri është dërguar në Komisariatin e Policisë së Vlorës.

Fredi Beleri ka qenë në qendër të vëmendjes të opinionit publik ditët e fundit pas deklaratës që ai ka bërë në mediat greke ku është shprehur se në rast se fiton do të punojë për helenizimin e Himarës.