Astrit Avdyli, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi” është arrestuar në shtëpinë e tij në Shijak.
Avdylit i është sekuestruar dhe një armë që i është gjetur në ambientet e banesës.
Në operacionin “Revanshi” u lëshuan 50 urdhër-arreste nga SPAK për personat e dyshuar si pjesë e 7 bandave kriminale, nga të cilat 14 u ekzekutuan në Shqipëri dhe 6 të tjera në Itali, Gjermani, Spanjë dhe Belgjikë.
Operacioni “Revanshi” u zhvillua në datat 17 dhe 18 Maj dhe një pjesë e mirë e personave ndaj të cilëve u lëshuan urdhër-arrestet, ndodhen prej kohësh jashtë vendit. Në listën e personave që janë në kërkim rezulton dhe ish-deputeti socialist, Arben Ndoka, i dyshuar i kreu i njëri prej grupeve.
Astrit Avdyli u përfshi që në vitet 90′ në trafikun e drogës, me kalimin e viteve u bë dhe më i fuqishëm dhe me lidhje të forta.