Hetimet disa mujore të SPAK çuan në arrestimin e një efektivi policie dhe dy personave të tjerë këtë të enjte në Tiranë.
Të arrestuarit janë Elefterios Sullaj, oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.2 në Tiranë, Mikel Zhegu dhe Eris Tafa. Ky i fundit mësohet se ishte nën masën e sigurisë arrest shtëpie, të cilën e kishte thyer.
Ata u arrestuan në një operacion të zhvilluar orët e para të mëngjesit, në kryqëzimin e “Rrugës së Kosovarëve”.
Tre të arrestuarit u kapën në makinën që drejtohej nga efektivi i policisë, Elefterios Sullaj. Gjatë kontrollit atyre iu gjet një qese plastike transparente në brendësi të së cilës kishte kokainë.