Është arrestuar në Gjermani, Genc Tafili, i dënuar me burgim përjetë për vrasjen e komisarit të policisë, Arben Zylyftari.
Genc Tafili u zhduk pasi kreu një pjesë të dënimit për vrasjen e kryepolicit të Shkodrës, Arben Zylyftarit dy dekada më parë.
Sipas policisë gjermane, ai është arrestuar të martën në aeroportin e Frankfurtit.
42-vjeçari, u arrestua në ditën e Vitit të Ri teksa po përpiqej të nisej për në Stamboll, tha policia federale në një deklaratë.
Ata deklaruan gjithashtu se autoritetet shqiptare po e kërkonin me një urdhër-arresti ndërkombëtar.
Tafili u lirua me kusht në nëntor 2017 nga gjykatësja Enkelejda Hoxha pas 17 vitesh burg, nga 25 që ishte dënuar, dhe më pas u zhduk.
Lirinë me kusht Tafili e përdori për t’u arratisur, ndërsa në maj të vitit 2021 Gjykata e Apelit Tiranë rrëzoi vendimin e lirisë duke kërkuar rikthimin në qeli, duke e shpallur atë ne kërkim ndërkombëtar.
Për arrestimin e Tafilit është vënë në dijeni dhe policia shqiptare me qëllim nisjen e procedurave për ekstradimin e tij.
Aktualisht ai ndodhet në paraburgim në pritje të ekstradimit në Shqipëri.