Amarildo Kureta, 32 vjeç, i përjashtuar në fillim të muajit gusht nga Policia e Shtetit, është arrestuar në Greqi pasi ishte shpallur më herët në kërkim nga autoritetet italiane.
Kureta, që ka qenë pjesë e efektivëve të Forcave Operacionale në Berat, kërkohej nga Italia nën akuzën e trafikimit të narkotikëve.
Në hetimet që kanë zgjatur për disa vjet, është arritur të provohet se ka pasur lidhje me një grup të strukturuar kriminal në fushën e trafikimit të drogës.
Arrestimi i tij në Greqi është bërë për efekt ekstradimi dhe pritet që në vijim t’u dorëzohet autoriteteve italiane.