Aktualitet Arrestohet në Greqi ish-efektivi i “Operacionales”, kërkohej nga Italia për trafik droge

Arrestohet në Greqi ish-efektivi i “Operacionales”, kërkohej nga Italia për trafik droge

Foto ilustruese

Amarildo Kureta, 32 vjeç, i përjashtuar në fillim të muajit gusht nga Policia e Shtetit, është arrestuar në Greqi pasi ishte shpallur më herët në kërkim nga autoritetet italiane.

Kureta, që ka qenë pjesë e efektivëve të Forcave Operacionale në Berat, kërkohej nga Italia nën akuzën e trafikimit të narkotikëve.

Në hetimet që kanë zgjatur për disa vjet, është arritur të provohet se ka pasur lidhje me një grup të strukturuar kriminal në fushën e trafikimit të drogës.

Arrestimi i tij në Greqi është bërë për efekt ekstradimi dhe pritet që në vijim t’u dorëzohet autoriteteve italiane.