Në Republikën Domenikane, autoritetet kanë vënë në pranga një të ri shqiptar, pasi dyshohet se ka tentuar të trafikojë kokainë drejt Madridit në Spanjë.
Drejtoria Kombëtare e Kontrollit të Drogës (DNCD) tha se shqiptari u ndalua pasi gjatë kontrollit me rreze X të bagazheve të tij zbuloi drogën e fshehur brenda dy çantave.
Me hapjen e valixhes e parë, u gjetën disa veshje dhe një çantë shpine, me 19 pako me kokainë, ndërsa nga kontrolli në valixhen e dytë u zbulua një tjetër çantë shpine me 21 pako kokainë.
Prokuroria Publike dhe DNCD kanë nisur një hetim për të përcaktuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në dërgesën e dështuar të drogës, ndërsa 29-vjeçari u dorëzua në polici për ndjekje penale.
DNCD sekuestroi gjithashtu një çantë me 36,100 pesos domenikan dhe një iPhone që i përkisnin shqiptarit.