Nasip Hoxha, me detyrë kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Sarandë ka rënë në prangat e policisë.
Ai akuzohet për shpërdorim detyre. Sipas policisë, 57-vjeçari ka favorizuar dhe lejuar persona të ndryshëm për të kryer ndërtime pa leje në territorin e Bashkisë Sarandë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të operacionit policor të koduar “Mjegulla”, në kuadër të procedimit penal të regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Sarandës për Nasip Hoxhën 57 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, bashkia Sarandë. Hoxha akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm, për të kryer ndërtime pa leje, në territorin e bashkisë Sarandë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.