Erzen Uka ish-komando i ushtrisë, i cili ka shërbyer në Irak dhe Afganistan është arrestuar nga zyra Antiterrorit në Policinë e Shtetit si person i dyshuar me prirje radikale dhe ka nxitur urrejtje me qëllim kryerjen e veprave terroriste.
29-vjeçari me origjinë nga Kruja kishte me shumë se dy vite që hetohet nga Krimet e Rënda, grup hetimor që drejtohet nga Eugen Beçi.
I arrestuari konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë.
Mbi Ukën rëndon edhe akuza e stërvitjes për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste. Në kanalin personal në YouTube ai ka postuar video ku shihen dy djemtë e tij të mitur, duke u stërvitur.
Siç shihet në këtë video, ai stërvit në shtëpinë e tij një person se si mund ti merret nga dora arma kundërshtarit dhe neutralizimi i tij.
Nga këqyrja e profileve në rrjetet sociale ai është një mbështetës i Shtetit Islamik.
29-vjeçari është i divorcuar dhe ka qenë i proceduar me parë për “dhunë në familje”.
Pas divorcit kujdestarinë e dy fëmijëve e fitoi ish-bashkëshortja, por vendimi i Gjykatës nuk u zbatua.
Të martën ish-komandoja pritet të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda për tu njohur me masën e sigurisë.