Aktualitet Arrestohet përndjekësi serial në Tiranë, terrorizoi për muaj me radhë një vajzë

Arrestohet përndjekësi serial në Tiranë, terrorizoi për muaj me radhë një vajzë

Policia e Tiranës arrestoi një 41-vjeçar nga Vora, i cili akuzohet se përndoqi për një kohë të gjatë një vajzë duke i shkaktuar asaj ankth dhe pasiguri.

Në kuadër të operacionit “Same” u vu në pranga shtetasi L. H. pas kallëzimit nga një 31-vjeçare se ai e kishte përndjekur në mënyrë të vazhdueshme.

Ky shtetas ka qenë i dënuar më parë, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur të njëjtën shtetase.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.