Një punonjës policie është arrestuar, ndërsa vëllai i tij është shpallur në kërkim pasi u konfliktuan fizikisht me rojen e sigurisë së një qendre tregtare në Tiranë.
Të arrestuarit janë Drilon Toska 35 vjeç punonjës policie dhe në kërkim është Arbër Toska 29 vjeç.
Sipas Policisë së Tiranës, gjatë konfliktit fizik, dyshohet se punonjësi i policisë ka qëlluar me armë në tokë.
Për fat të mirë nuk pati asnjë të lënduar. Policia vijon hetimet për këtë rast.