Policia e Durrësit ka vënë në pranga pronaren e një agjencie udhëtimi, pasi akuzohet se falsifikonte testet për Covid-19, në emër të një klinike në Tiranë.
Në kuadër të operacionit “Testet” është arrestuar 56-vjeçarja me me iniciale A. R.. Gjithashtu u kapën dhe u proceduan penalisht dy persona, të cilët tentuan të kalonin kufirin për në Itali, me teste të falsifikuara nga pronarja e agjencisë së udhëtimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore” dhe “Fshehja e të ardhurave”.