Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Muhamed Zekiri, është arrestuar nga policia.
Ndaj tij është vendosur masa e sigurisë arrest në burg 30 ditë nga gjykata.
Ai akuzohet nga prokuroria për shpërdorim detyre. Klan Maqedonia mëson se Zekiri ka abuzuar me një kontratë shërbimi.
Së bashku me dy persona të tjerë me shtetësi kroate, në periudhën Prill 2021 – Janar 2022, ka nënshkruar marrëveshje për shërbime konsulente me person juridik në të cilën i kanë ndihmuar me paramendim dy shtetasit kroatë.
“Me propozimin e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personit të dyshuar për kryerjen e veprës penale Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar, gjyqtari i procedurës paraprake pas prokurorit kompetent dhe të dyshuarit në prani të mbrojtësit të tij në lidhje me propozimin, duke vlerësuar të gjitha faktet që i bashkëngjiten propozimit, ka marrë vendim me të cilin pranohet propozimi dhe i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh të dyshuarit për shkak të ekzistimit të shkaqeve nga neni 165, paragrafi 1, 1,2 dhe 3 të LPK”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Shkupit.