Denis Telo, 30 vjeç, është arrestuar përsëri nga policia pasi ka goditur fizikisht dy vajza në Tiranë.
30-vjeçari u vu në pranga nga forcat e Komisariatit Nr.3 të Policisë së Tiranës, pas denoncimit që bënë në polici dy vajza të cilat deklaruan se ishin sulmuar fizikisht dhe goditur nga i riu në rrugë. Rasti është denoncuar me video edhe në rrjetet sociale.
A.R. 26 vjeçe dhe M.R. 29 vjeç, të dyja banuese në ‘Rrugën e Bogdanëve”, u goditën fizikisht nga Denis Telo teksa ecnin në këmbë.
30-vjeçari është arrestuar edhe më parë për situata të ngjashme, pasi sulmonte fizikisht dhe dhunonte vajzat në rrugë. Ai vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe prej kohësh është kthyer në shqetësim për banorët, pasi edhe në raste të mëparshme ka sulmuar fizikisht vajzat në rrugë. Edhe pse është arrestuar disa herë, është liruar nga gjykata.
Pas denoncimit të dy vajza, 30-vjeçari u shoqërua nga policia dhe u arrestua, ndërsa materiale procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës.