Mbahej prej kohësh nën vëzhgim. Ishte i papunë por shpenzimet i kishte të shumta. Policia italiane në Asti ka arrestuar 45-vjeçarin shqiptar Eduard Sinani.
Gjatë kontrollit të shtëpisë së Sinanit është gjetur më shumë se 50 gram kokainë e paketuar, Droga ishte e cilësisë së lartë dhe ishte ndarë në porcione gati për shitje.
Dyshohet se ai është pjesë e një grupi kriminal që merret me trafikun e drogave të rëndë në zonë. Hetimet janë ende në vazhdim për të mësuar se ku është burimi i drogës. Sinani pas arrestimit është dërguar në burg.