Bota Arrihet armëpushimi në Nagorno-Karabakh, separatistët e mbështetur nga Armenia bien dakord të...

Arrihet armëpushimi në Nagorno-Karabakh, separatistët e mbështetur nga Armenia bien dakord të çarmatosen

Gra dhe fëmijë janë mes 32 viktimave dhe 200 të plagosurve në Karabak, thanë autoritetet lokale

Azerbajxhani dhe Armenia kanë rënë dakord të ndalojnë luftimet, pasi Baku nisi një ofensivë të re në Nagorno-Karabakh.

Luftëtarët armenë ranë dakord të dorëzonin armët, ndërsa Azerbajxhani tha se kishte arritur një marrëveshje me paqeruajtësit ruse. Forcat e Republikës Armene do të kthehen në atdheun e tyre. Megjithatë, shpërthime të forta mund të dëgjoheshin ende në kryeqytetin rajonal menjëherë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit.

“Me ndërmjetësimin e komandës së misionit paqeruajtës rus të vendosur në Nagorno-Karabakh, u arrit një marrëveshje për ndërprerjen e plotë të operacioneve ushtarake”, thuhet në një deklaratë.

Banorët armenë të Karabakut do të takohen nesër me zyrtarët e Azerbajxhanit për të diskutuar çështjet e riintegrimit bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Azerbajxhanit.

32 persona janë vrarë dhe 200 të tjerë janë plagosur pas sulmeve të fundit në rajonin e Nagorno-Karabakut.

Azerbajxhani dërgoi trupa, duke rritur kërcënimin e një lufte të re me fqinjin e tij Armeninë.

Ishte Rusia si dhe SHBA-ja por edhe disa vende europiane që bënë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të luftimeve në Nagorno-Karabakh. Azerbajxhani dhe Armenia fillimisht hynë në luftë në fillim të viteve 1990 pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Më pas, në vitin 2020, Azerbajxhani rimori zonat në dhe rreth Nagorno-Karabakh-ut, ndërsa më pas ra dakord për një armëpushim të monitoruar nga paqeruajtësit rusë.